Bota

Turqi, Erdoğan vizitë në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan vizitoi sot ndërtesën e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë në Ankara, e cila ishte një nga objektivat gjatë tentativës për grusht shteti të organizatës terroriste FETO, raporton Anadolu Agency (AA).

Kjo është edhe vizita e parë e presidentit Erdoğan në selinë e Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, pas tentativës për grusht shteti më 15 korrik. Ai në Shtabin e Përgjithshëm është pritur me të gjitha nderimet.

Kjo ndërtesë është vendi ku në natën e 15 korrikut u mor peng shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjenerali i armatës Hulusi Akar dhe gjeneralë tjerë. Puçistët atë mbrëmje me helikopterë bombarduan ndërtesën e Shtabit të Përgjithshëm.

Ushtarët puçistë besnikë të organizatës terroriste FETO/PDY tentuan të kryejnë grusht shteti në Turqi, të premten, më 15 korrik dhe si pasojë humbën jetën afër 250 persona, ndërsa mbi 2.000 u plagosën.

Tentativa për grusht shteti është parandaluar pasi qindra mijëra qytetarë dolën në rrugët e Stambollit dhe Ankarasë dhe pjesët e tjera të vendit dhe trimërisht me duar bosh qëndruan para tankeve dhe autoblindave me të cilat puçistët tentuan që të përmbysin pushtetin e zgjedhur në mënyrë demokratike në këtë vend.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button