Zgjedhjet lokale 2015

Duma takon fermerët, rëndësi agroturizmit

Kandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma gjatë një bashkëbisedimi me fermerët e Hamallajt mbi mënyrën e manaxhimit të bujqësisë nga bashkia e re, u shpreh se do të harmonizojë bashkimin e komunave me qytetin, duke i dhënë rëndësi agroturizmit.

“Agroturizmi do të bashkojë bujqësinë me turizmin, zonat rurale me qytetin. Bashkia e re do të ketë një nënkryetar përgjegjës për pjesën rurale dhe bujqësinë në Durrës”, tha Duma.

Zhvillimi i qëndrueshëm i qytetit dhe hapja e vendeve të punës, sipas saj, nuk mund të kuptohet pa bujqësinë. Bashkia do të ndihmojë fermerët në hapjen e fermave të përshtatshme për tregun e më pas do të zbatohet një model të integrojë bujqësinë me ekonominë e qytetit duke inkurajuar serat, vreshtat e pemtarinë si dhe në ndërtimin e pikave të grumbullimit, premtoi Duma në bashkëbisedimin me fermerët.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button