Bota

“Të bëjmë nga tre fëmijë dhe t’i qëllojmë emigrantët në kufi”

Ajo është triumfatorja e zgjedhjeve lokale gjermane.

Frauke Petry dhe Angela Merkel kanë diçka të përbashkët. Janë të dyja nga ish- Republika Democratike Gjermane e erës sovjetike.

Dhe të dyja kanë qenë të afta të ngjiten në krye të partive të tyre pa parë në fytyrë askënd, madje as ata që i ndihmuan të arrijnë në majë.

Ylli i ri i politikës së Berlinit, 40-vjecarja Frauke Petry vitin e kaluar ia doli mbanë të mundë Bernd Lucke, themeluesin e partisë populiste të së djathtës Alternative für Deutschland (AfD) duke ndjekur linjën anti-euro.

Tani po fiton mijëra votues të rinj duke goditur edhe Angela Merkelin në pikën e saj të dobët: emigracionin.

Petry këshillon që çdo familje gjermane të bëjë nga 3 fëmijë dhe flet për nevojën e përdorimit të armëve nga policia për të ndaluar emigrantët që në kufi – raporton Dita.

Deklaratat kanë shkaktuar skandal por edhe vëmendjen e medias, e domosdoshme për rritjen e partisë.

Duke komentuar shifrat e votimit të kësaj të diele Petry e thotë qartë:

“Zgjedhësit prisnin një forcë politike si e jona. Një parti opozitare që parlamenti gjerman dhe parlamentet regjinonale nuk e kishin njohur kurrë më parë”.

Dhe shton: “Do vazhdojmë të qëndrojmë në opozitë. Edhe prej aty mund të lëvizen gjërat fort. Partitë e mëdha të reflektojnë për rënien dramatike të votave”.

E lindur në Dresden, nënë e 4 fëmijëve, shtatshkurtër, fytyrë e freskët, jo shumë e trukuar,

Pëlqen të vishet thjesht por ka habitur shumëkënd në debutimin e saj me “elitën e politikës” gjermane nëntorin e kaluar ku u paraqit me një veshje elegante të gjatë në Ballon e Madhe të Shtypit në Berlin, me misionin për të bërë partinë e saj “të besueshme”.

Objektivi i saj tashmë është elektorati i moderuar për t’u rritur akoma.

Pretendon se Le Pen në Francë është “shumë socialiste” për shijet e saj.

Një zgjedhës megjithatë e ka humbur: ish burri i saj teolog dhe pastor protestant në Saksoni  kohët e fundit mbron me vendosmëri linjën e mikpritjes së refugjatëve dhe sapo është regjistruar në CDU-në e Angela Merkel

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button