Kosova

Thaçi: Kosova pas 17 vite nga spastrimi etnik, aspiron për në BE dhe NATO

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kujton 10 qershorin e 1999 si ditë e kthesës së madhe për popullin kosovar, që shënoi edhe fundin e spastrimit etnik dhe të krimeve të Serbisë në Kosovë.

Nëpërmjet një postimi në statusin e tij Facebook të premten, Presidenti i Kosovës Thaçi u shpreh: “Dita e 10 qershorit 1999 ishte ditë e kthesës së madhe për popullin tonë. Kjo ditë shënoi fundin e spastrimit etnik dhe të krimeve të Serbisë në Kosovë. Mbi themelet e kësaj dite kemi ndërtuar shtetin tonë”.

“Sot, 17 vjet më pas, ne jemi në rrugë të mbarë për ta jetësuar aspiratën për një Kosovë anëtare të BE-së dhe NATO-s. Të bashkuar si 17 vjet më parë, ne duhet ta rikthejmë entuziazmin dhe ta transformojmë atë në zhvillim të vendit dhe në mirëqenie të qytetarëve. HTH”, shkruan Thaçi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button