Politika

Demo: Berati me Park rekreativ

Kandidati i PS-së për kryetar të Bashkisë Berat, Ervin Demo bën të ditur se shumë shpejt Berati do të ketë Parkun e vetë rekreativ.

Në një postim në rrjetet sociale, Demo thekson se ky super-projekt do të zbatohet te fusha e Stadiumit të Vjetër e cila do të shndërrohet në hapësirën më të bukur për gjithë sportistët dhe banorët.

“Pazaret me pronat publike në Berat kanë marre fund. Idetë për ndërtimin e qendrave tregtare apo pallateve janë pjesë e së shkuarës, ne do të ecim përpara. Aty do të ndërtohen fusha mini-futbolli, basketbolli, volejbolli, fushë tenisi, fusha ping-pongu, pista vrapimi, parqe me lodra për fëmijë, ambiente çlodhjeje në një oaz të mrekullueshëm”, shprehet ai.

Ai thekson se një nga ambientet më modernë do të marrë jetë dhe ashtu siç e meriton, Berati do të kthehet në lartësinë që meriton.

Demo shton se shumë shpejt do të kemi lajme fantastike për kompleksin e ri të fushave për futboll.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button