Zgjedhjet lokale 2015

Kosova: Do të mbështesim femrat që kanë vizion

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova, zhvilloi të martën një takim elektoral me gratë aktiviste dhe i premtoi atyre që do të bëjë maksimumin për të gjetur sa më shpejt zgjidhjen e të gjitha problemeve që kanë familjet e kryeqytetit.

“Detyra jonë është të gjejmë zgjidhjen e çdo problemi që shqetëson familjet. Më vjen shumë keq që kudo ku shkoj, më kërkojnë gjërat minimale. Me punë të përbashkët, gjërat e pamundura do i bëjmë të mundura. Bashkëpunimi do të jetë çelësi i suksesit në bashkinë tonë”, tha Kosova.

Kandidati i së djathtës premtoi se do të ketë një numër të madh grash e vajzash bashkëpunëtore si kryetar i ardhshëm i bashkisë, pasi “profesionalizmi i grave në punë është shembullor”.

“Do të mbështesim gratë që kanë vizion për biznes me kreditime”, premtoi Kosova.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button