Bota

Miliarderi 54-vjeçar vret të dashurën 25-vjeçare, e mbyt me spango

Një multimilioner ka mbytur me spango shoqëruesen e tij 25-vjeçare, të cilën e paguante me një pagë mujore diku tek 10 mijë paund. “Daily Mail’ shkruan se Peter Morgan, një 54-vjeçar dyshohet se ka mbytur Georgina Symond me spangon që e mori nga punëtori i tij dhe ka e ka hedhur trupin e saj para “Porsche”-s së tij që kushtonte shumë.

Morgan, një baba i martuar me dy fëmijë nga Llanellen, pranë Abergavenny, South Wales, ka qenë në një marrëdhënie trevjeçare me Georginan 25-vjeçare. Fillimisht ajo ka punuar si balerinë, por më vonë si prostitutë me klientët super të pasur.

“Vrasja e Georgina Symonds është paramenduar dhe planifikuar mirë nga Peter Morgan. Pas vrasjes së saj, ai e ka fshehur trupin. 25-vjeçarja kishte qenë në një marrëdhënie me të për rreth 3 vite, Morgan është një biznesmen shumë i fuqishëm dhe ka shumë prona, ai i bëri paratë me anë të bujqësisë”, është thënë në Gjykatë nga prokurori William Hughes.

Pohohet se bukuroshja Georgina paguhej diku tek 7 mijë deri në 10 mijë paund në muaj duke punuar si shoqëruesja e tij personale, por nëna e saj mendonte se ajo jepte mësime vallëzimi.

Më tej në artikull thuhet se Morgan u lidh shumë me 25-vjeçaren dhe filloi t’i blinte asaj dhurata shumë të shtrenjta dhe të shpenzonte me të shumë para derisa erdhi një moment që nuk duroi dot që ta shikonte me klientë të tjerë, ndaj dhe e mori që të jetonte në një pronë që ai vetë zotëronte. Ndëkohe, Morgan e ka mohuar vrasjen, ndërsa gjyqi pritet që të zgjasë rreth 3 javë.

js114780960_wales-news-service-large_transtg0ngect_zz6v36whzlwcfygxvf5uw3wsivjedfxtms

js114780760_wales-news-service-xlarge_transtm3zxxv42fqenilgobxjofzt7szsqq7h3okyatfgi0w

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button