Politika

A do t’i bojkotojë opozita zgjedhjet? Flasin aleatët e PD

Aleatët e Partisë Demokratike konfirmojnë vendimin e dalë nga tryeza e koalicionit opozitar për të mos u regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve pa largimin e kryeministrit Rama dhe krijimin e një qeverie teknike, si e vetmja garanci për zgjedhje të lira e të ndershme.

Aleatja e demokratëve, Partia Agrare Ambjentaliste e Agron Dukës e cila ishte regjistruar pranë KQZ-së paralajmëroi çregjistrimin.

Për opozitën ekzistojnë të gjitha mundësitë që çojnë drejt një kompromisi të mundshëm për një qeveri teknike.

Një praktikë që kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, thotë se ndoqi edhe Maqedonia.

Ky qëndrimi i opozitës së bashkuar vjen një muaj përpara afatit të regjistrim

E premtja është edhe afati i fundit ligjor për regjistrimin e kandidatëve për komisionerë zonal.

Republikanët i tërhoqën nga KQZ-ja emrat e depozituar më herët pas vendimit të djeshëm, ndërsa demokratët nuk  kanë depozituar asnjë kandidat për komisionerë të KZAZ-ve.

Kjo lëvizje e opozitës së bashkuar vjen vetëm një muaj përpara skadimit të afatit për regjistrimin e subjekteve politike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për garën elektorale të 18 qershorit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button