Politika

PD: Drejtësia e Ramës lë të lirë atë që u kap me gjysmë ton drogë

Partia Demokratike denoncoi nëpërmjet kreut të saj të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkelejd Alibeaj, lirimin e Petrit Bardhit, të cilin e quajti “administratori i Edi Ramës për Kaçinarin”.

“Çdo ditë po shohim dëshmi tronditëse të drejtësisë nën urdhërat e Edi Ramës, të drejtësisë që ai dëshiron. Pak ditë më parë, gjykata nxiorri nga burgu dhe la të lirë administratorin e Edi Ramës për Kaçinarin, Petrit Bardhin, i cili u kap me 420 kilogramë drogë. Ky është mekanizmi që ka vënë në punë Rama në aleancën e tij me krimin. Fillimisht i jep krimit pushtet, më pas e mbron edhe nga drejtësia”, u shpreh Alibeaj.

“E bëri këtë trafikant kryetar komune e më pas administrator, tani i jep dhe imunitet duke e lënë të lirë edhe pse shtëpinë e kishte mbushur me drogë dhe drogën e tregtonte në Greqi. Gjykata e Edi Ramës lë të lirë trafikantin që kapet me gjysëm tonë drogë sepse ky gërhet natën. Sepse Edi Rama e do të lirë trafikantin e tij, e do në shërbim, për delegatët e kongresit e për votat e zgjedhjeve që po afrojnë”, shtoi Alibeaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button