Bota

Rritet numri i azilkërkuesve politikë turq në Greqi pas grushtit të shtetit

Tre shtetas turq u arrestuan në Greqi javën e fundit për hyrje të paligjshme në territorin grek duke kërkuar azil me pretendimin se jeta e tyre ishte në rrezik për lidhjet me lëvizjen gyleniste, që Ankaraja bën përgjegjës për orkestrimin e grushtit të dështuar të shtetit në korrik, bëhet sot e ditur nga avokati i tyre.

Të tre burrat, dy me profesion pedadogë dhe një inxhinier rreth të dyzetave mbërritën me anije në ishullin Rodos (juglindje të Egjeut) të hënën e kaluar pasi kanë paguar personin i cili i shoqëroi deri në ishull”, referuar avokatit të tyre, Achilleas Konstantinidis.

“Ato u arrestuan nga policia me urdhër të një vendimi administrativ për dëbim për hyrje të paligjshme në Greqi. Ata kanë parashtruar në mënyrë zyrtare kërkesën për azil politik”, saktësoi avokati për median. Kërkesa e tyre është pezulluar për sa i përket dëbimit”, pohoi ai.

Katër shtetas të tjerë turq, dy pedagogë së bashku me fëmijët e tyre, sipas mediave greke janë arrestuar për hyrje të paligjshme javën e fundit në Aleksandropolis, pranë kufirit tokësor greko-turk. Asnjë e dhënë nuk është bërë e njohur në lidhje me fatin e tyre.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button