Politika

Rama: Opozita e kyçur në çadër për t’i shpëtuar fshesës së “Vetting”-ut

Një ditë pasi Parlamenti vendosi të kthejë dosjet e kandidatëve për komisionet e Vetingut tek Avokati i Popullit për rishqyrtim, kryeministri Rama ka sulmuar sërish opozitën, që sipas tij po sillet në mënyrë të dëshpëruar me partnerët ndërkombëtarë.

Në një status në rrjetet sociale, Rama shkruan se opozita është e pashpresë për t’i shpëtuar Vettingut, edhe pse është kyçur në çadër.

E vajtueshme sjellja e PD me partnerët ndërkombëtarë. E dëshpëruar kyçja në Çadrën e Kampingut për t’i ikur Fshesës së Vetingut. Të pashpresë!”.

Parlamenti vendosi t’u japë një javë kohë për të plotësuar dokumentacionin. Një javë kjo që do të shfrytëzohet edhe si një thirrje për aplikime te reja.

Që të arrihej në këtë vendimmarrje, krerët e maxhorancës, Rama dhe Meta u takuan dy herë të hënën.

Mazhoranca ishte unanime në votim, ku ranë në sy votat kundër të Ben Blushit dhe Mimoza Hafizit, sipas të cilëve kthimi i procesit tek Avokati i Popullit është i paligjshëm.

Megjithatë, dhënia e një mundësie të dytë për 79 kandidatët ishte një sugjerim nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button