Politika

Rama tur në Ballkan/ Takime me krerët e shteteve të rajonit, diskutohet për krizën në Kosovë dhe Procesin e Berlinit

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një tur në pesë shetet të Ballkanit në datat 6 dhe 7 korrik.

Kreu i qeverisë do të takohet me krerët e shteteve përkatëse në kuadër të proçesit të Berlinit dhe e ardhmja e nismës Open Balkan.

Së bashku me një pjesë të kabinetit të tij qeveritar, brenda 24 orëve, Rama do të ndalojë në Beograd, Sarajevë, Prishtinë, Shkup dhe Podgoricë.

Ky tur vjen teksa për tensionet në Veri të Kosovës nuk duket ende një zgjidhje në horizont. Por njëkohësisht edhe teksa Edi Rama deklaroi se Ballkani i Hapur e kreu misionin dhe tani duhet fokus në Procesin e Berlinit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button