Politika

Meta: Sfidat janë më të lehta kur gratë fuqizohen

Një mëngjes ndryshe me vajzat dhe gratë e LSI, në zyrën e Ministres së Integrimit Klajda Gjosha.

Kështu zgjodhi ta nisë ditën në këtë 8 Mars, Kryetari i LSI-së, Ilir Meta.

Në një njoftim për mediat thuhet se, mes urimesh dhe shkëmbimit të energjisë pozitive, Meta vlerësoi dhe shprehu mbështetjen më maksimale për shpirtin human e luftarak të grave dhe vajzave, forcën e tyre, përkushtimin, jo vetëm për familjen, por edhe për të ardhmen europiane të vendit.

Kryetari i LSI-së theksoi se sfidat janë më të lehta kur gratë fuqizohen dhe se roli i tyre në shoqëri ka shumë peshë kur ato janë bashkë në çdo kauzë.

“Sepse sfidat janë më të lehta për t’u kapërcyer kur vajzat dhe gratë fuqizohen. Sepse i roli i tyre në shoqëri ka më shumë peshë kur ato janë bashkë për një kauzë të caktuar. Gëzuar 8 marsin!”, – u shpreh Meta në këtë ditë feste.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button