Zgjedhjet lokale 2015

Mediu në Korçë, mbështetje për kandidatin e PD, Gjergji Mero

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu zhvilloi një takim elektoral në qytetin e Korçës. I shoqëruar nga kandidati i opozitës për këtë bashki Gjergji Mero, kryerepublikani është pritur me entuziazem nga qytetarët korçarë.

Mediu u ka kujtuar atyre se vota e 21 qershorit mbart një rëndësi të veçantë për të ardhmen e tyre, ndërsa denoncoi si fenomen të rrezikshëm për lirinë e tyre fenomenin e shitjes së votës.

Me sloganin e Partisë Republikane: Jo varfërisë, Po punësimit, Mediu ftoi banorët e qytetit juglindor që më 21 qershor të votojnë numrin 13, Partinë Republikane për këshillin bashkiak dhe kandidatin e APPD, Gjergji Mero për kryetar Bashkie.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button