Politika

Berisha: Rama ka përgjuar Presidentin, kreun e opozitës, kreun e Kuvendit

Ish-kryeministri Berisha zhvilloi këtë të martë bashkëbisedimin e radhës me gazetarët, ku çështja kryesore për të cilën foli Berisha ishte ajo e përgjimeve.

Ish-kryeministri e cilësoi çështjen e përgjimeve si skandalin më të madh të 25 viteve të fundit.

“Përbën aktin më të shumtuar, më policesk. I bëj thirrje Prokurorit të Përgjithshëm të nisë menjëherë hetimet ndaj këtyre mercenarëve që shkelin ligjin, duke kryer një grusht shteti brenda shtetit, për hakmarrje personale”, tha Berisha.

Ai shkoi edhe më tej, duke thënë se Kryeministri Rama ka përgjuar edhe Presidentin Bujar Nishani, kreun e opozitës, madje edhe kreun e Kuvendit, ndërsa i kërkoi Presidentit të kërkojë mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

“I bëj thirrje Presidentit, deri në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, banditët me uniformë e pa uniformë kërkojnë të marrin institucionit. Edi Rama ka përgjuar Presidentin, kryetarin e opozitës, kreun e Kuvendit, deputetë e ministra. Këta radhë nuk mund të shpëtojnë me thyerjen e radhës të Kushtetutës”, tha Berisha.

Ish-kryeministri akuzoi drejtpërdrejt dhe kërkoi menjëherë nisjen e hetimeve ndaj Ardian Cipës.

“Ardian Cipa kërcënon njëlloj si Shullazi Prokurorë të këtij vendi. Ardian Cipa është polic i lidhur kokë e këmbë me krimin. Largoi nga Tirana Genci Xhixhon me makinën e tij. Ka thirrur në zyrë zyrtarë të drejtësisë duke i kërcënuar familjen. Ndaj tij duhet të veprojë ligji me urgjencë. Situata është alarmante. Të nisin menjëherë hetimet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button