Kosova

Vetëvendosje pranon takimin, “por kërkesat s’i tërheqim”

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka deklaruar se kjo parti po shqyrton me partitë e tjera të opozitës pjesëmarrjen në dialogun e thirrur nga presidentja Atifete Jahjaga.

Por në një deklaratë të mbajtur paraditen e së hënës, Ymeri ka lënë të kuptohet se opozita nuk do të tërhiqet nga kërkesat e saj.

“Kërkesat e opozitës janë të qarta. Dalja nga kriza është e lehtë, mjafton që kryeministri të tërhiqet nga marrëveshjet”, ka thënë Ymeri.

“Ne do të shkojmë nesër së bashku në takim dhe do të kemi një mesazh të qartë, se këto qëndrime janë në mbrojtje të interesit të Republikës së Kosovës”, ka vijuar ai.

Më tej, kreu i Vetëvendosjes ka denoncuar qeverinë e Serbisë për moszbatim të marrëveshjeve të arritura.

Ai i është referuar një raporti që qeveria e Kosovës i ka dërguar BE-së, ku thuhet se, Serbia, në vend që të shpërbëjë strukturat paralele brenda territorit të Kosovës, i ka forcuar ato.

“Në këtë mënyrë, në dialogun me Serbinë po fuqizohet Serbia brenda Kosovës, në vend që Kosova të fuqizojë integritetin e vetë territorial”, ka thënë Ymeri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button