Politika

Blushi: Rama bindi Metën që s’do ta fusë në burg

Deputeti Ben Blushi, duke marrë fjalën në seancën e sotme parlamentare ka akuzuar qeverinë se mashtron opinionin publik me shifrat e saj mbi rritjen ekonomike dhe efektet e saj.

“Nuk mund të shënohej më shëmtuar 3-vjetori i kësaj qeverie me këtë akt normativ. Ka ngelur dhe një vit nga skadimi i mandatit të kësaj qeverie dhe nuk kam shpresë se ky vit mund të mbyllet me një rritje ekonomike prej 3 për qind, pasi është e papërfillshme për rritjen e mirëqënies sociale”, ka deklaruar Blushi.

Ai ka theksuar se, është koha për të bërë një bilanc se çfarë ka ndodhur në 3 vjet qeverisjeje të Rilindjes.

“Ku janë vendet e punës? A mund të thuhet për ju se në 3 vjet keni hapur një vend pune? Nëse është e vërtetë se keni mbajtur premtimin për 300 mijë vende, atëherë është e vërtetë se i keni hapur ato vende jashtë Shqipërisë, sepse janë më shumë shqiptarët që kanë ikur”, ka thënë Blushi.

“Ka apo s’ka varfëri në Shqipëri? Kjo është një temë ndaj të cilës Rilindja është alergjike. Sa shqiptarë sot fitojnë më shumë se nga dita kur ju keni ardhur në pushtet? Sa është fatura sociale në këto 3 vjet? Të gjithë treguesit janë të dhimbshëm, tregues të varfërisë që asnjë ditë s’e keni mbuluar siç duhet”, ka vijuar Blushi duke iu drejtuar ish-kolegëve të tij.

Më tej ai ka prekur edhe çështjen e maturantëve, duke kritikuar ministren Lindita Nikolla. “Në këtë seancë folën të gjithë ministrat për arsimin, veç ministres së Arsimit. Nuk e lanë sepse kanë frikë mos bënte ndonjë gafë”, ka thënë Blushi.

Sipas tij, “fëmijët e Shqipërisë nuk shkojnë në shkollë për shkak të dijes, por për shkak të aplikimit”.

“Ata që kanë arritur rezultate shumë të mira apo të mira penalizohen sepse Rilindja ka ndryshuar praktikën e pranimit. Kur bota bën që sa më shumë të rinj të futen nëpër shkolla, qeveria jonë punon që të futen sa më pak. Kjo, sepse Rilindja të penalizon për atë që ti di dhe të do për atë që t’i dukesh”, ka thënë Blushi.

“E keni dëgjuar Edi Ramën të flasë për ekonominë, taksën?

Ekonominë jo vetëm që nuk e kupton, pasi deri këty justifikohet por nuk është fare në prioritet i tij. Janë 1000 ditë në pushtet. E dini si ndahen ato? Jua them unë

100 ditë selfi,

200 ditë në avion

300 ditë në stadium

400 ditë në burg.

Këtë të fundit jua shpegoj se do ju mërzisë. Edi Rama u mor shumë me burgun. Futi në burg ata që nuk paguanin faturën e energjisë dhe vuri një tullë. Një nga premtimet që mbajti është ky: Çoi shumë njerëz nëpër burgje. Por nxorri dhe shumë njerëz nga burg: shokë.

Edi Rama nuk bëri vetëm kaq kur u mor me këtë punën e burxheve për 400 ditë. Bëri më shumë. Me bindjen se burgu i shërben për të nxitur reformat gjatë këtyre 400 ditëve punë të pamohueshme në shërbim të shërbimit të burgjeve në Shqipëri, ai ka arritur të bindë edhe një njeri që s’e ka në plan përkohësisht ta fusë në burg.

Ky njeri është Ilir Meta. Dhe këtë premtim besoj se Edi Rama do ta mbajë të paktën deri në zgjedhjet e ardhshme. Deri në ditën kur rilindja të hyjë në zgjedhje, megjithatë ky nuk është më problemi im. Isha këtu për tju kujtuar se kush është bilanci i Rilindjes në këto 3 vjet”  përfundoi deputeti Ben Blushi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button