Kosova

Nisin fushata e sensibilizimit kundër dhunës ndaj grave

Zëvendësministri i Drejtësisë, njëherit Koordinatori Nacional kundër dhunës nё familje Lirak Çelaj, sot ka marrë pjesë në hapjen zyrtare tё Fushatës “16 ditët e aktivizimit” dhe ditës ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj gruas.

Duke folur pёr shënimin e ditës ndërkombëtare pёr eliminimin e dhunës ndaj gruas, zëvendësministri Çelaj theksoi se ёshtё e rëndësishme të shënohet dita ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj gruas dhe 16 Ditët e Aktivizmit dhe atё pёr sensibilizimin e opinionit publik qё dhuna është fenomen jo civilizues, vetëdijësimi i gjeneratave të reja për rëndësinë e kultivimit të një familje pa dhunë dhe promovimin e vlerave të paqes dhe harmonisë familjare mund të reflektojnë në mbarë shoqërinë.

Çelaj theksoi punën qё janë duke e bёrё grupi i punës i pёrbёrё nga aktorё institucionalë dhe të shoqërisë civile, tё cilët kane kontribuar me përvojat e tyre nё hartimin e Programit të Kosovës kundër Dhunës në Familje dhe Planit të Veprimit. Njëherësh potencoi edhe se ky projekt ёshtё zhvilluar nё tri shtylla parandalimin, mbrojtjen-trajtimin dhe reintegrimin.

Zëvendësministri Çelaj falënderoi ekipin përgjegjës tё hartimit tё Programit pёr pjesëmarrjen aktive dhe kontributin e vlefshëm.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button