Politika

“Panama Papers”, Manjani: Shqipëria me model gjerman për transparencën e bizneseve

Shqipëria pritet të adaptojë modelin gjerman për transparencën e kompanive që duan të investojnë në vendin tonë.

Në një prononcim për mediat të mërkurën, Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani tha se “të gjitha kompanitë që duan të investojnë në territorin shqiptarë duhet të pasqyrojnë të gjithë listën e aksionerëve”. “Kjo nisëm nuk është shpikje jona, por një gjetje e qeverisë gjermane, që u bë publike nga Ministri i Drejtësisë atje. Ne duam ta adaptojmë dhe ta përshtatim edhe për vendin tonë. Normalisht ne do ta komunikojmë këtë edhe me Ministrin e Financave, por duam që të ndërtojmë një ligj, ku të gjitha kompanive, vendase apo të huaja, që duan të ushtrojnë biznes në territorin shqiptarë të bëjnë transparente listën e aksionerëve”, u shpreh Manjani.

Ai tha se kjo nismë vjen në kuadër të realitetit që po jetojmë, duke i’u referuar këtu skandalit të “Panama Papers”. “Ne duam transparencën, nuk duam investime jashtë linjës së ligjit, apo sipërmarrësve që kërkojnë t’i fshihen ligjit. Drafti do të jetë shumë shpejtë gati”, nënvizoi Ministri i Drejtësisë Manjani

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button