Politika

Balla: Reforma në drejtësi duhet votuar para verës

Reforma në drejtësi duhet votuar para verës, para se në vjeshtë Komisioni Europian të bëjë rekomandimin për hapjen e negociatave. Kështu është shprehur Taulant Balla.

“Kemi diskutuar për reformën në drejtësi duke bashkënënvizuar me kolegët gjermanë, rëndësinë që ka kjo reformë për bizneset gjermane të cilat duan të investojnë në Shqipëri por duan që të kenë sigurinë juridike si një gjë të domosdoshme. Fakti që Komisioni Europian ka vendosur si parakusht miratimin në Parlamentin e Shqipërisë të paketës së reformës në drejtësi dhe me këtë ka lidhur rekomandimin për hapjen e negociatave tregon se, pasi Komisioni i reformës në drejtësi të ketë përmbyllur gjithë materialin që do t’i paraqitet Kuvendit, duhet votuar para verës. Pra, para se në vjeshtë Komisioni Europian të bëjë rekomandimin për hapjen e negociatave”, tha Balla.

Në cilësinë e kryetarit të Grupit të Miqësisë Shqipëri- Gjermani, një delegacion i Kuvendit të Shqipërisë ka vizituar Berlinin.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button