Politika

KQZ miraton mes debatesh Ylli Merkaj në postin e Sekretarit të Përgjithshëm

KQZ miratoi sot, mes debatesh, emërimin e Ylli Merkaj, në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të institucionit zgjedhor.

Kandidatura e tij u miratua me katër vota pro dhe tre vota kundër. Anëtarët e KQZ-së, të propozuar nga opozita parlamentare, e quajtën të paligjshëm emërimin e tij, duke e konsideruar një kandidaturë të politizuar.

Për kryetarin e KQZ-së, Denar Biba kandidati Merkaj është fitues i konkursit, sipas përcaktimeve  në ligjin “për nëpunësin civil”.

KQZ mori sot ne shqyrtim dhe pr/vendimin për emërimin e anëtarëve dhe sekretarëve te Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor(KZAZ), sipas propozimeve të ardhura nga Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.

PS ka propozuar 270 emra, ndërsa LSI 90 emra, të emëruar për administrimin e procesit zgjedhor të 18 qershorit. Për 90 KZAZ-të, sipas ligjit LSI propozon vetëm një kandidat për pozicionin e anëtarit, ndërsa PS ka depozituar nga tre emra për çdo KZAZ.

Sipas përcaktimeve në kodin zgjedhor PS dhe PD paraqesin secila propozimin për dy anëtarë të çdo KZAZ-je. LSI dhe Partia Republikane kanë të drejtë të propozojnë një anëtar të çdo KZAZ-je.

Ndërsa anëtari i shtatë i KZAZ-së me numër tek propozohet nga PS, kurse ai me numër çift propozohet nga PD.

Brenda afatit ligjor për paraqitjen e propozimeve, datën 5 mars, i paraqitën kandidaturat vetëm PS dhe LSI.

Ndërsa PD dhe PR nuk sollën asnjë propozim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button