roze

Një lajm i keq për fansat e Jessie J

Jessie J do të shkëputet për pak kohë nga muzika. Këngëtarja e hitit “Flashlight” ka treguar se do të largohet për pak muaj nga industria e muzikës vitin tjetër, për të shkruar këngë dhe për të jetuar.

Për të qartësuar komentet e bëra në skenën e “Somerset House” në Londër, ajo ka shkruar në Tëitter: “Mbrëmjen e kaluar në skenë kam thënë se dëshiroj dhe kam nevojë për një pushim. Nuk bëhet fjalë momentalisht pasi unë do të punoj deri në muajin janar ose shkurt të vitit të ardhshëm, më pas do shkruaj këngë dhe do jetoj”.

Gjithashtu në një tjetër postim, 27-vjeçarja ka thënë se ishte një bashkëbisedim me audiencën dhe se ai koncert nuk ishte i fundit për mua”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button