Bota

Avioni i rrëzuar në Kolumbi, ish-futbollisti i Atletiko Madridit në mesin e viktimave

Zbardhen detaje të reja në lidhje me aksidentin ajror të ndodhur sot në Kolumbi.

Mësohet se mes personave që kanë humbur jetën gjatë rrëzimit të avionit, ku udhëtonte dhe ekipi ‘Chapecoense’ është edhe emri i ish-futbollistit të Atletico Madridit dhe Majorkës, Cleber Santana.

Bëhet e ditur se Santana ka fluturuar së bashku me ekipin dhe ka qenë pjesë e kryesisë së klubit. Për momentin sipas informacioneve të mbijetuarit nga aksidenti janë 5 persona.

Në një kohë që u përfol për 5 të mbijetuar, deri më tani nuk dihet emri i një personi. Avioni me 81 pasagjerë u rrëzua gjatë mesnatës në një zonë malore në Medellin të Kolumbisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button