Zgjedhjet lokale 2015

Kandidati i PD për Tiranën, Kosova, takohet me banorët e Laprakës

Kandidati për kryetar Bashkie në Tiranë, Halim Kosova, u takua sot me banorë të Laprakës ne kryeqytet ku dëgjoi shqetësimet e tyre. Problemet me insfrastrukturën dhe kujdesi per personat me aftësi të kufizuara, ishin dy çështje për të cilat Halim Kosova u angazhua për zgjidhje.

“Çdo projekt do të ketë një datë fillimi dhe afati i përcaktuar duhet te  zbatohet me rigorozitet. Një gjë e vlefshme për lagjen,  qytetin, shtëpinë, duhet të mos kthehet në një bezdi ”, u shpreh Kosova.

Kandidati i PD-së, për Tiranën, Kosova theksoi se “Bashkia duhet të jetë përgjegjëse për çdo hall, për qytetarët . “Do të ecim përpara që t’ia realizojme  projektet Tiranës, t’ia hapim prespektivën dhe të rregullojmë çdo gjë që nuk ka shkuar mirë”, tha Kosova.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button