Politika

Basha: Standardi i artë është Komisioni i Venecias dhe rekomandimi 88

Në një deklaratë për mediat, kryetari i PD-së, Basha, në përgjigje të kryeministrit Rama, ripërsëriti si të vetmen rrugë kompromisi, modelin e Komisionit të Venecias, pikërisht atë të opinionit 88. Basha, deklaroi se modeli i Edi Ramës për reformën në drejtësi është modeli i kapjes së sistemit të drejtësisë.

“Partia Demokratike ka marrë përgjegjësite e saja dhe unë si kryetar i saj, tha Basha, kam marrë përgjegjësinë time dhe kemi investuar për një reformë në drejtësi që nuk e mbron, por e lufton krimin dhe korrupsionin. Kush ka arsye të jetë i kërcënuar nga kjo reformë, unë që i kam denoncuar aferat me fakte të pakundështueshme, apo shefi i zullumit. 45 minuta me figura bombastike kryeministri nuk dha një përgjigje, madje e anashkaloi opinionin 88 të Komisionit të Venecias. Rekomandimi 88 i opinionit final të Komisionit të Vënecias  është një sitem që mbron drejtësinë nga kontrolli politik dhe në këtë rast nga kontrolli politik i Ramës”.

“Shpreh mirënjohjen për kontribuesit e reformës në drejtësi, por të harrojë çdokush se mund të zhvendoset apo të zhvendose Komisionin e Venecias. Ka një opozitë që i përmbahet standardeve perendimore dhe ky standard na dikton pa sanjë dilemë t’i themi çdokujt, se standardi i artë është Komisioni i Venecias dhe nuk mund të zëvendësohet nga asnjë atuoritet tjetër”, tha Basha

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button