Politika

Basha-protestuesve: Kavajën e fituat ju! Bëtë atë që s’bëri dot PD në 3,5

Kreu i partisë demokratike, Lulzim Basha në fjalën e tij të radhës para protestuesve të PD të mbledhur në të ashtuquajturën çadra e lirisë u shpreh se zmbrapsja e kryeministrit Rama nga zgjedhjet fasadë në Kavajë është një fitore e bashkimit popullor, që sipas |Bashës do të sjellë zgjedhje të lira e të ndershme në të gjithë Shqipërinë.

“Tërheqja e Ramës nga zgjedhjet fasadë në Kavajë është vetëm falë përpjekjes dhe betejës suaj për të mos lejuar sërish monizmin. Në një vend të dashur si Kavaja me kontributin e saj ku u ngul krimi me përfaqësuesin e vet më ogurzi, Elvis Roshin. Falë dekriminalizimit më në fund e detyruan të dorëhiqej, por vendosën të kandidonin mëkëmbësin e Roshit. Donin të bënin zgjedhje fasadë; parat ishin ndarë, njerëzit ishin kërcënuar dhe ishin bërë gati për një masakër elektorale në Kavajë

Askush s’kishte ndërmend të bënte asgjë, as Rama s’kishte ndërmend të tërhiqej nga plani ogurzi, ambasadat u kufizuan me deklarata apo pa deklarata fare, as PD me deklaratat e saj nuk mund të bënte dot gjë. Por gjithçka u përmbys se i vetmi faktor që mund të përballet me pushtetin e inkriminuar jeni ju që nuk do të ktheheni nga kjo rrugë pa fitoren totale të demokracisë në Kavajë dhe në gjithë Shqipërinë.

Tërheqja nga Kavaja nuk është lëmoshë, por zmbrapsje e detyruar nga refuzimi masiv i kavajasve për t’u keqpërdorur të dielën. Të vetmet zgjedhje që ky vend do të mbajë do të jenë zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe një qeveri teknike që do të përmbushë mandatin popullor për zgjedhje të lira e të ndershme. Ju keni arritur atë që askush nuk me arriti në 3.5 vjet, as opozita juaj në parlament”, tha Basha.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button