Politika

Rama e nis javën me lajm të mirë

Kryeministri Edi Rama e ka nisur javën me një lajm të mirë, hapjen në prill të Parkut Arkeologjik të Apollonisë, pas restaurimit që është ndërmarrë prej janarit 2016.

Në një status në faqen e tij në Facebook, kryeministri u sugjeron të gjithëve të mos e humbasin hyrjen në botën magjepsëse të Apollonisë.

STATUSI I PLOTE I RAMES

MIRËMËNGJES

dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë imazh ikonik të Parkut Arkeologjik të Apollonisë.

Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se në prill do të shfaqen të rilindura thesaret e këtij parku, pas ndërhyrjes më të madhe restauruese të 30 vjetëve të fundit, e cila u ndërmor qysh prej janarit 2016 nga një skuadër ekspertësh të spikatur.

Ky restaurim shembullor, ka përfshirë monumentet brenda hapësirës së Manastirit bashkë me Portikun e Statujave, Trapezarinë, Kishën, depon Arkeologjike, Muzeun, dhe hapësirat panoramike përreth zonës së Parkut.

Parku Arkeologjik i Apollonisë do të ketë Portën e Jugut si hyrjen e tij të re, ku ju sugjeroj të mos e humbisni rastin për të hyrë në një botë magjepsëse#xdf39;

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button