Bota

Kremlini hedh poshtë akuzat për korrupsion nga Thesari amerikan

Kremlini hodhi poshtë akuzat për korrupsion të drejtuara kundër presidentit Vladimir Putin nga ana e Thesarit amerikan duke i cilësuar “trillim i pastër” në një reportazh të BBC-së, duke e sfiduar Washingtonin të paraqiste “prova konkrete” ndaj akuzave të ngritura.

“Nuk është veçse një shpifje dhe dezinformim, jashtë çdo lloj realiteti. Ne tashmë jemi mësuar nga ky lloj falsifikimi gazetaresk që lidhet me paaftësinë, në kërkim të çështjeve më të ndjeshme ose mashtrimit”, deklaroi për median zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov.

“E gjitha kjo nuk do të ishte tjetër vetëm një shembull i ri i një forme tipike të gazetarisë së papërgjegjshme nëse nuk do të përmbante komente zyrtare të Thesarit amerikan”, shtoi ai.

“Përhapja e akuzave të tilla nga ana e një intitucioni siç është Thesari amerikan pa ofruar prova konkrete hedh një hije të errët mbi këtë institucion”, vijoi Peskov.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button