Kosova

Mediat serbe: Thaçi po krijon fshehtë Ushtrinë e Kosovës

Gazeta e Beogradit “Blic” në një artikull ka akuzuar Zëvendëskryeministrin Hashim Thaçi se po e krijon në mënyrë të fshehtë Ushtrinë e Kosovës pa mbështetjen e Lista Srpska, por vetëm duke e ndryshuar ligjin.

Mediat serbe në këtë shkrim Thaçin e cilësojnë si gjakatar ose xhelat.
Sipas, “Blic” Forcat e Armatosura të Kosovës do të dalin nga FSK-ja e cila kompetente vetëm për mbrojtje civile.

Kjo gazetë shkruan se Thaçi këtë është duke e bërë në bashkëpunim me Mustafën duke transformuar FSK-ë për çka nevojitet vetëm shumica e thjeshtë.

Ndërkohë në këtë artikull përmendet edhe Komandatni i FSK-së Rrahman Rama, i cili portretohet si i pashkolluar.

“Komandanti i FSK’së është Rrahman Rama, gjeneral pa shkollim formal ushtarak dhe dikur pjesëtar i UÇK-së. Në biografinë e tij zyrtare shkruan se Rama (45), vitin e kaluar i ka përfunduar studimet e menaxhmentit ndërkombëtar, ndërkohë që ka mbajtur edhe kurse të oficereve në kuadër të NATO-s. Rama thotë se e flet rrjedhshëm gjihën angleze dhe serbe”, shkruan “Blic’.

Po ashtu kjo gazetë shkruan se FSK financohet nga buxheti i Kosovës, por edhe nga donatrët si: KFOR-i Amerikan dhe NATO.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button