Politika

Ç’po ndodh brenda koalicionit? Ilir Meta thërret në zyrë Ylli Manjanin

Pas takimit me kryeministrin Edi Rama, Ilir Meta ka takuar kreun e grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ministrin e Transporteve, Sokol Dervishaj dhe atë të Integrimit, Klajda Gjosha.

Pas tyre ai ka zhvilluar një takim edhe me ministrin Ylli Manjani.

Ky i fundit është ministri më të përfolur mediatikisht 24 orët e fundit për një shkarkim nga qeveria.

Lajmi për shkarkimin e ka komentuar edhe vetë, ministri Manjani.

Me anë të një statusi në profilin e tij në “Facebook” ai ka bërë të qartë se jo vetëm nuk ka një njoftim zyrtar për shkarkimin nga detyra, por saktëson se as ka dhënë dhe nuk ka ndër mend të japë dorëheqjen.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button