Politika

Presion ndaj votuesve? Rama: Kandidatët e ‘non grata-s’ duan të marrin peng bashkitë, s’mund të ketë bashkëpunim me ta

“E para, nuk kam folur as për kandidatë kundërshtarë, as për kandidatë të opozitës, kam folur për kukulla të një çifti ku kemi një ‘non grata’. Kemi thirrje të përsëritura nga SHBA për të bërë kujdes në këtë pikë.

Aleatët tanë e vendosin se çfarë natyre kanë raportet e tyre me ne. Nuk është një individ dosido. Është një nga personat më të rëndësishëm që mban damkën e një personi të padëshirueshëm.

Nuk është presion. Është një mënyrë për t’u thënë drejtpërdrejt njerëzve se këta kandidatë nuk janë aty për zgjidhur hallet e komuniteteve, por janë për të ngritur barrikada nga pushteti qendror dhe për t’i trajtuar bashkitë si pengje lufte”.

Kryeministri foli për bashkinë e Shkodrës, që drejtohet nga demokrati Bardh Spahia dhe tha se nuk pasur bashkëpunim mes qeverisë dhe kësaj bashkie.

“E kemi pasur zero bashkëpunimin me bashkinë Shkodër, jo se ne nuk kemi dashur, por kandidatët e këtyre forcave i përkasin një familjeje të shthurur politike.

Kur kanë pasur drejtimin, kanë sjellë vetëm degradim. Sot, Shkodra është e vetmja bashki ku plehrat rrinë mbi kazan për ditë të tëra. Është një situatë e jashtëzakonshme. Zgjedhja është mes një force të madhe politike që ka treguar vullnetin se mund të bëjë më shumë”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button