Kosova

Kosova, lider rajonal në luftimin e terrorizmit

Niveli shumë i mirë i angazhimit ndërinstitucional ka dhënë rezultatet konkrete në fushën e parandalimit dhe luftimit të terrorizmit në Kosovë.

Kështu është vlerësuar në një takim në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ku u bë vlerësimi i implementimit të Strategjive Kundër Terrorizmit dhe Krimit të Organizuar.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, i cili njëkohësisht është edhe koordinator Nacional Kundër Terrorizmit dhe Krimit të Organizuar, ka falënderuar të gjithë zyrtarët e mekanizmave të përfshirë në implementimin e këtyre strategjive, duke thënë se niveli shumë i mirë angazhimin ndërinstitucional duhet të vazhdojë, duke u fokusuar më shumë edhe në aktivitetet e përbashkëta proaktive.

“Angazhimi profesional, bashkëpunimi dhe bashkërendimi i aktiviteteve, si dhe një qasje serioze dhe sistematike e të gjitha mekanizmave e në veçanti e mekanizmave të sigurisë në Republikën e Kosovës, kanë dhënë rezultat në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit e po ashtu e kanë renditur vendin tonë në grupin e vendeve shume aktive, madje duke e konsideruar edhe si lider rajonal, sidomos në luftën kundër terrorizmit”, theksoi zëvendësministri Hoxha.

Sipas një komunikate të MPB-së, të gjithë përfaqësuesit e mekanizmave të përfshirë në punën për realizimin e objektivave dhe aktiviteteve të parapara në të dyja strategjitë, u pajtuan që gjatë këtij viti ka pasur progres domethënës në fushat respektive, duke ofruar gatishmërinë e tyre në kuptim të vazhdimit dhe të konsolidimit edhe më tej të hapave të përbashkët ndërinstitucional, në luftë kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button