Kosova

Gaz lotsjellës në Kuvend, gati arresti për Albin Kurtin

Ditën e enjte në Kuvendin e Kosovës ka patur shumë tension, pasi u hodh gaz lotsjellës dhe më pas deputeti Albin Kurti ka qëlluar me vezë nënkryetatin e parlamentit.

Veprimi i Kurtit ka dërguar në spital dy deputetet e PDK-së, Flora Brovina dhe Blerta Deliun.

Mësohet, se policia e Kosovës ka konfirmuar se në bashkëpunim me prokurorinë kompetente kanë kryer hetimet për verifikimin e mjetit të dyshuar, dhe pritet që në vijim të ndërmarrin veprimet e mëtejshme në bazë të vendimit të prokurorit kompetent.

Duke u bazuar në Kodin Penal në Kosovë, neni 120, i cili përcakton përkufizimet e shprehjeve të përdorura në kod, pika 38 saktëson se çka konsideron armë, ku edhe gazi hyn në kategorinë e armëve.

“Armë-çdo send ose vegël e punuar me qëllim që nën presionin e gazrave, të cilat lirohen gjatë djegies së materieve shpërthyese, elektrike, gazrave nën presion ose energjisë tjetër potenciale, hedhë predha në formë të një plumbi të vetëm, grumbulli prej saçmash, gazi, lëngu, shigjete ose përbërësish të tjerë, që krijohet dhe përdoret për të shkaktuar lëndime trupore ose dëm fizik, qoftë edhe psikologjik, si dhe secili send tjetër, qëllimi kryesor i të cilit është kryerja e sulmit fizik ndaj integritetit fizik të njerëzve ose ndaj pasurisë”,- precizohet në Kodin Penal.Sorry, there are no polls available at the moment.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button