roze

“MTV Movie Awards”, vlerësohen Bradley Cooper dhe Shailene Woodley

Mbrëmjen e së dielës, në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, MTV ndau çmimet për filmat dhe aktorët më të mirë të vitit.

1428913404cooper-woodleyNdryshe nga ceremonia e çmimeve Oscar, MTV jep çmime më pak serioze, si për shembull për performancën më të mirë gjysmë-zhveshur apo për skenën më të bukur të puthjes.

Filmi më i mirë i vitit u shpall ‘The Fault In Our Stars’, me protagoniste aktoren e re Shailene Woodley, e cila fitoi edhe çmimin e aktores më të mirë të vitit.

Ndërkohë, Bradley Cooper mori çmimin e aktorit më të mirë të vitit për performancën e tij në filmin ‘American Sniper’.

Ja të gjitha çmimet e MTV:

Filmi i vitit – The Fault In Our Stars

Aktorja më e mirë e vitit – Shailene Woodley (The Fault in Our Stars)

Aktori më i mirë i vitit – Bradley Cooper (American Sniper)

Performanca më “njësh” e vitit – Jennifer Lopez (The Boy Next Door)

I riu më i mirë i vitit – Dylan O’Brien (The Maze Runner)

Performanca më e mirë gjysmë-zhveshur – Zac Efron (Neighbors)

Dyshja më e mirë – Zac Efron dhe Dave Franco (Neighbors)

Skena më e mirë e dyluftimit – Dylan O’Brien vs. Will Poulter (The Maze Runner)

Puthja më e mirë e vitit – Ansel Elgort dhe Shailene Woodley (The Fault in Our Stars)

Personazhi i keq i vitit – Meryl Streep (Into the Woods)

Performanca më e mirë komedi – Channing Tatum (22 Jump Street)

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button