Amerika

SHBA, polici vrasës: Ngatërrova pistoletën

Shfajësimi i policit të përfshirë në incidentin më të fundit shqetësues për forcat e rendit në Shtetet e Bashkuara ka tingëlluar tepër naiv.

1428925751policiaaa-usa“Ngatërrova pistoletën paralizuese me atë të vertetën”, ka thënë zëvendëssherifi Bob Bates.

Por mediat amerikane kanë kujtuar klithmat dramatike të viktimës së shtrirë në tokë përpara se të vdiste: “Më qëlloi! O Zot i madh, më qëlloi!”.

Ngjarja e fundit, që dëmton imazhin e policisë në një vend ku brenda pak muajsh, episode të tilla janë përsëritur rëndom, ndodhi në Tulsa të Oklahomës.

Burime policore kanë deklaruar se viktima, 44-vjeçari Eric Harris, ishte ndaluar teksa përpiqej t’i shiste një agjenti të fshehtë një pistoletë të kalibrit 9 milimetra.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button