Zgjedhjet lokale 2015

Lezhë, Tushaj: Do të realizojmë investime që përmirësojnë cilësinë e jetës

Kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Europiane” për kryetar të Bashkisë Lezhë, Viktor Tushaj, gjatë një takimi me banorë të lagjes së Spitalit në këtë qytet, premtoi realizimin e investimeve të nevojshme që do të përmirësonin cilësinë e jetës në këtë zonë.
Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane për kryetar të Bashkisë së Lezhës, z Viktor Tushaj zhvilloi një takim me banorët e lagjes së Spitalit(4)

Duke iu drejtuar lezhjanëve, kandidati i së majtës u shpreh se kërkon votëbesimin e tyre për të vazhduar me projektet për transformimin e qytetit, duke u bazuar dhe tek eksperienca e krijuar deri më tani në Bashkinë e Lezhës.

Nga ana e tyre banorët e lagjes së Spitalit i garantuan kandidatit të së majtës mbështetjen e tyre për zgjedhjet e 21 qershorit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button