Bota

Shpërthim në Stamboll, raportohen 10 të vdekur

Një shpërthim i fortë ka tronditur zonën e Sulltanahmet në Stamboll. Kjo zonë është mjaft e frekuentuar nga turistët dhe një nga tërheqjet më të mëdha turistike të qytetit turk.

Shpërthimi mendohet të ketë shkaktuar të paktën 10 të vdekur e 15 të plagosur, dhe mendohet të jetë shkaktuar nga një kamikaz.

Policia turke ka vendosur perimetrin e sigurisë ku ndodhen edhe Xhamia Blu dhe Pallati Topkapi. Mes të përfshirëve në shpërthim ka edhe turistë.

Ndërkaq, një hotel është përfshirë nga flakët në një tjetër lagje të Stambollit, në Maltepe. Sipas disa dëshmive të dhëna nga mediat turke, ka persona të bllokuar brenda hotelit.

Kryeministri turk Ahmet Davutoglu është duke mbajtur një takim emergjence për të menaxhuar situatën pas shpërthimit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button