Zgjedhjet lokale 2015

Lista e votuesve në Durrës, Drejtoria e Gjendjes Civile informon sot KQZ-në

Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Bledar Doracaj, pritet të informojë të mërkurën Komisionin Qendror të Zgjedhjeve lidhur me marrjen e masave nga ky institucion, për listat e votuesve në Durrës.
KQZ, gjatë mbledhjes së djeshme, kërkoi raportimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Gjendjes Civile lidhur me pretendimet për shtimin e 2800 personave në listat e votuesve në këtë zonë zgjedhore.
Gjatë mbledhjes së sotme KQZ pritet të vijojë me procedurën e akreditimit të vëzhguesve vendas dhe të huaj, që do të monitorojnë zgjedhjet vendore të 21 qershorit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button