Bota

Ndahet nga jeta ish-presidenti i Italisë, Carlo Azeglio Ciampi

Ish-presidenti i Italisë, Carlo Azeglio Ciampi ka ndërruar jetë në moshën 95 vjeçare në një klinikë në Romë, ndërsa prej kohësh gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar.

Lajmi për vdekjen e ish-presidentit të dashur të Italisë u konfirmua nga familjarët e tij.

Carlo Azeglio Ciampi lindi në Livorno më 9 dhjetor të vitit 1920 dhe u bë president i 10-të i Italisë më 13 maj të vitit 1999 duke qëndruar në këtë post deri në vitin 2006. Gjithashtu, ai shërbeu edhe si Guvernatori i Bankës së Italisë nga viti 1979 deri në vitin 1993.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button