Kronika
Prokuroria nis hetimin për Skënderbeun, rrezikojnë të gjithë emrat e përmendur në dosjen e UEFA-s
Prokuroria Shqiptare nis hetimin për Skënderbeun dhe dosjen e trukimeve që ka mbërritur nga UEFA.
Burime pranë këtij institucioni kanë bërë të ditur këtë zhvillim të ri.
Raporti i UEFA-s nuk është vënë ende në dispozicion të prokurorisë por mësohet se do t’i kërkohet FSHF-së në ditët në vazhdim.
Të njëjtat burime tregojnë se nuk ka asnjë pengesë për të nisur hetimet mbi personat e përmendur në dosjen e UEFA-s.
Hetimet për trukime do të nisin nga njësia kundër krimit ekonomik.
E sigurtë është se të gjithë personat e përmendur, lojtarë, drejtues, presidentë apo dhe kompani bastesh do të thërriten të japin dëshmi për gjithçka ka ndodhur.