Politika

PS dërgon në Gjykatë dekretin e Nishanit për zgjedhjet në Dibër

Partia Socialiste do të dërgojë në Gjykatën Administrative dekretin e Presidentit Nishani për zgjedhjet në Dibër, duke kërkuar kështu pezullim dhe pavlefshmëri të dekretit.

Socialistët pretendojnë se me dekretin e Presidentit është shkelur Kodi Zgjedhor dhe Kushtetuta.

Sipas PS dekreti i Presidentit për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme në dibër për kryetar bashkie  u shpall para hyrjes në fuqi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese që vendosi shkarkimin nga detyra të Shukri Xhelilit.

Ndërsa Presidenti i Republikës Bujar Nishani deklaroi dje për mediat se data për zgjedhjet në Dibër ishte  përcaktuar automatikisht nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button