Bota

20 të vdekur edhe pas nënshkrimit të armëpushimit

Të paktën 20 persona u vranë sot në lindje të Ukrainës, ku luftimet mes rebelëve prorusë dhe forcave qeveritare vazhdojnë edhe pas nënshkrimit të një armëpushimi mes palëve.

ukraine”Dhjetë civilë u vranë dhe 19 të tjerë u plagosën nga sulmet e artilerisë në Donetsk, Horlivka dhe Lugansk”, thanë separatistët.

”Mes tyre ishin edhe tre fëmijë”, tha shefi i milicisë, Eduard Basurin i cituar nga agjencitë e lajmeve.

Basurin fajësoi ushtrinë ukrainase për sulmet.

Guvernatori i Luganskut, Henadi Moskal tha se dy persona ishin vrarë pas shpërthimeve të predhave të artilerisë në qytetin Shçastia.

Ndërkohë, ushtria ukrainase tha se tetë ushtarë ishin vrarë dhe 34 ishin plagosur nga luftimet e djeshme dhe të sotme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button