Politika

Arrestimi i një duzine shkelësish për mashtrim, mesazh i qartë për të mos luajtur me taksat

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se ulja e taksave e lehtësimi tërësor i biznesit, synojnë dhe uljen e informalitetit dhe evazionit fiskal.

Kreu i qeverisë reagoi sot në lidhje me procedimin penal për disa persona, të dyshuar për krijimin e skemave mashtruese me qëllim kreditimin e TVSH-së.

Rama u shpreh se arrestimi i një duzine shkelësish për mashtrim me taksat është mesazh i qartë për të mos luajtur me taksat.

“Ulja e taksave e lehtësimi tërësor i biznesit, synojnë dhe uljen e informalitetit dhe evazionit fiskal!Arrestimi i një duzine shkelësish dhe shpallja në kërkim e një tufe tjetër nga biznesi i madh,për mashtrim me taksat, është mesazh i qartë:Mos luani me taksat se ju gjen belaja”, thekson Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button