Kosova

Telekomunikacioni, zhvillimet politike penguan zbatimin e marrëveshjes me Serbinë

Zhvillimet e fundit politike në Kosovë kanë ngadalësuar zbatimin e marrëveshjes për telekomunikacionin, të nënshkruar në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.

Si pasojë e moszbatimit të kësaj marrëveshjeje, operatorët e telefonisë së lëvizshme serbe vazhdojnë të veprojnë pa bazë ligjore në hapësirën e frekuencave të Kosovës, shprehet drejtori i Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Ekrem Hoxha.

“Natyrisht marrëveshja e Brukselit, nga aspekti i rregullimit dhe mbikëqyrjes së tregut të telekomunikimeve, është një dokument i rëndësishëm apo një zotim i Qeverisë së Republikës së Kosovës, që me vlerësimin tonë rregullator, nga aspekti ligjor është brenda ligjeve dhe rregulloreve të Kosovës. Operatorët që vijojnë të operojnë edhe sot që flasim, përmes marrëveshjeve parashikohet të futen brenda kornizës ligjore dhe rregullatorit. Kemi një ngecje, si shkak edhe i zhvillimeve të përgjithshme politike, një dinamikë më e ngadalësuar nga ajo që ka qenë e pritshme dhe e projektuar”, tha Ekrem Hoxha.

Ndër zhvillimet teknologjike pozitive të këtij viti, Hoxha përmendi se, rreth 700 mijë kosovarëve iu mundësua qasja në shërbimet e internetit “3G” dhe “4G”, pas dhënies së frekuencave të reja për dy operatorët kryesorë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button