Bota

“Panamaja”, ja çfarë balancash ka prishur publikimi i miliona dokumenteve

Skandali i “Panama Papers”,vazhdon të krijojë turbullira në mbarë botën. Një analizë e “the Guardian” e cila tregon se çfarë balancash ka prishur publikimi i 11 milionë dokumenteve, rendit në vend të parë përfshirjen e Presidentit Vladimir Putin në aferën e marrëveshjeve të fshehta.
Edhe pse emri i tij nuk rezulton gjëkundi, dyshohet se shefi i Kremlinit nëpërmjet bashkëpunëtorëve ka kryer marrëveshje financiare “offshore” dhe ka marrë kredi të mëdha me vlerë deri në 2 miliardë dollarë.
Por, për qeverinë e Moskës këto janë akuza për të krijuara enkas destabilitet duke i cilësuar si “Putinofobia”.
Në vendin e dytë prestigjiozja britanike rendit dorëheqjen e kryeministrit të Islandës, Sigmundur David Gunnlaugsson. Postin e tij e mori ministri i Bujqësisë dhe Peshkimit, Sigurdur Ingi Johannsson, i cili do të drejtojë ekzekutivin e Islandës deri në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme këtë vjeshtë.
Përfshirjen e një tjetër lideri në skandalin më ëe madh financiar, Petro Poroshenko, “the Guardian” e rendit në vendin e tretë pasi ishte vetë ai i cili kur u zgjodh në maj të vitit 2014 si President i Ukrainës bëri premtimin se do të pastrojë radhët e korruptuara të politikës në vend.
Po ashtu, skandali i “Pnama Papers” përforcoi atë që dihej botërisht, censurën e Kinës. Pas përfshirjes së elitës së politikës kineze në “Panama Papers”, qeveria kineze urdhëroi të gjitha mediat të mos publikojnë asnjë lajm që ka të bëjë me skandalin , ndërsa edhe faqet e internetit të disa mediave ndërkombëtare janë të bllokuara pjesërisht dhe kinezët nuk mund të lexojnë se çfarë shkruhet mbi sekretet “offshore”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button