Kosova

Tentativë sulmi ndaj Mustafës. Të dyshuarit u shpëtojnë policisë

Policia e Kosovës ka identifikuar disa persona të dyshimtë, të cilët po planifikonin të hidhnin mjete të hekurta para eskortës së kryeministrit Isa Mustafa, teksa po kalonte në qendër të Prishtinës.

Sipas policëve që shoqëronin eskortën e kryeministrit, 5 të rinj janë parë me disa çanta letre në duar dhe kur janë ndaluar për t’u identifikuar, ata kanë ia kanë mbathur vrapit ndërsa kanë lënë në rrugë mjetet, të cilat dyshohet se ishin për të shpërthyer gomat e veturës së kryeministrit.

Policia ka ekspozuar para qeverisë mjetet e forta, që u janë konfiskuar të dyshuarve, ndërsa në mesin e provave është edhe një celular.

Policia nuk ka arritur të arrestojë asnjërin nga të dyshuarit, por hetuesit janë vënë në kërkim të tyre.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button