Politika

Rama: Reformim shkollave të mesme

Në ceremoninë e përvjetorit të 90-të të gjimnazit “Qemal Stafa”, kryeministri Edi Rama vuri theksin tek rëndësia që ka arsimi i mesëm në edukimin e shoqërisë.

Pasi foli për reformat e ndërmarra prej Qeverisë që ai drejton në gjithë sistemin arsimor, që nga parashkollore e deri tek ai i lartë, kryeministri paralajmëroi edhe të tjera në arsimin e mesëm.

“Shpejt do të ndërmerren reforma të rëndësishme në gjithë sistemin e shkollave të mesme për ta bërë shkollën jo vetëm si bazë për të ndërtuar themelet e dijes, por edhe për të përgatitur qytetarë të denjë”, tha ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button