Kosova

Haradinaj takoi kryeparlamentarin e Irlandës, Sean Barrett

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në Dublin, ka takuar kryetarin e Parlamentit të Irlandës, Sean Barrett.

Takimi është zhvilluar në kuadër të promovimit të versionit në gjuhën angleze të librit mbi procesin e Hagës, të autorit Michael O’Reilly, ku, përveç kryeparlamentarit Barrett, morën pjesë edhe personalitete të tjera të elitës politike e shoqërore irlandeze.

Kryetari i Haradinaj dhe kryeparlamentari Berret biseduan për progresin e Kosovës drejt integrimit evropian dhe mundësitë e bashkëpunimit midis dy vendeve.

Dje, kryetari Haradinaj ka takuar edhe kryeministrin e Irlandës, Enda Kenny.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button