Politika

Rama në Baku, takim me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev

Kryeministri Edi Rama u prit sot në një takim dypalësh nga presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

Kryeministri Rama po zhvillon sot një vizitë njëditore në Azerbajxhan me ftesë të presidentit Aliyev.

Axhenda zyrtare në Baku përfshin vizitën e Kryeministrit Rama në memorialin e Varrezave të Dëshmorëve.

Në vijim ai do të zhvillojë një takim bilateral me Sahiba Gafarova, kryetar i Kuvendit të Azerbajxhanit, ndërsa në orën 18:00 do të zhvillojë një takim bilateral me kryeministrin e Azerbajxhanit, Ali Asadov.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button