Politika

Presidenti francez vizitë në Shqipëri

Presidenti francez, Francois Hollande do të vizitojë Shqipërinë në muajin mars. Lajmi bëhet i ditur nga mediat franceze.

Ndërsa ka njoftuar se nuk do të kandidojë më për postin e kreut të Pallatit Elize, duket se axhenda e tij për vitin 2017 do të jetë e ngjeshur me vizita.

Në janar ai do të vizitojë Burkina Faso, më pas po në muajin janar (28) do të shkojnë në Lisbonë. Në fillim të muajit shkurt Hollande viziton Maltën, ndërsa në muajin mars do të vizitojë Serbinë dhe më pas Shqipërinë.

Mediat francez shkruajnë se duke mos u marrë me fushatën presidenciale, Hollande ka kohën e mjaftueshme për të bërë këto vizita.

Referuar gjithmonë asaj që shkruajnë mediat franceze, Presidenti Francez do të vizitojë dy vendet ballkanike për t’i inkurajuar në rrugën e tyre drejt Bashkimit Europian.

Gjatë muajit dhjetor Hollande njoftoi se nuk do të kërkojë një mandat të dytë në krye të “Elizesë” në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.

Një lëvizje e konsideruar e paprecedentë kjo. Kjo është hera e parë në dekada të tëra, që një president francez në detyrë nuk kërkon të rizgjidhet. Hollande, në fakt, është cilësuar si presidenti më pak popullor në historinë e vendit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button